“Pse më dhanë një armë të mbushur, pse?” Çfarë tha aktori pas vrasjes aksidentalisht të fotografes në sheshxhirim

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Pse më dhanë një armë të mbushur, pse?” Çfarë tha aktori pas vrasjes aksidentalisht të fotografes në sheshxhirim

Një sheshxhirim në Neë Mexico për filmin e shekullit të 19-të “Rust” është kthyer në një skenë krimi, pasi producenti 68-vjeçar dhe aktori Alec Baldëin vrau me armë zjarri drejtoreshën e fotografisë dhe plagosi bashkëshortin e saj.

42-vjeçarja Halyna Hutchins, u dërgua në spital me helikopter, por ndërroi jetë nga plagët e marra ndërsa regjisori 48-vjeçar, Joel Souza është në gjendje të rëndë.

“Pse më dhanë një armë të mbushur, pse më dhanë një armë të mbushur”? Kjo është pyetja që ka përsëritur disa herë pas ngjarjes aksidentale aktori i cili në foto shfaqet në gjendje të rënduar emocionale.

Policia amerikane ende nuk ka ngritur asnjë akuzë zyrtare, teksa hetimet po vijojnë në kuadrin e një ngjarje aksidentale. Aktori Alec Baldëin është paraqitur vetë në polici ku ka dhënë dëshminë e tij.

Advertisement

“Ai erdhi vullnetarisht dhe u largua pasi përfundoi dëshminë”, tha një zëdhënës i policisë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy