Publikohet video e 25-vjeçarit pak para se të sulmonte deputetin në Britani

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Publikohet video e 25-vjeçarit pak para se të sulmonte deputetin në Britani

Vrasja e deputetit konservator në Britaninë e Madhe është drejt zbardhjes. Mediat vendase kanë publikuar disa pamje nga kamerat e sigurisë që tregojnë momentin e të dyshuarit, Ali Harbi Ali, të qëllonte me thikë deputetin, Sir David Amess.

Siç shihet pamjet e siguruara nga kamerat e sigurisë, 25-vjeçari është duke ecur ngadalë me një çantë shpine pranë shtëpisë së tij në veri të Londrës.

Sipas mediave vendase, i riu ka qenë duke shkruar drejt stacionit të trenit Gospel Oak kur kamerat e fiksuan jashtë një dyqani në Highgate Road.

Policia po heton lëvizjet e 25-vjeçarit para vrasjes së deputetit. Ali Harbi Ali u arrestua pak orë pas sulmit me thikë dhe tashmë ndodhet në qeli, por hetuesit po përpiqen të kuptojnë motivet e këtij sulmi ndaj ligjvënësit.

Advertisement

Deputeti i Partisë Konservatore, Sir David  Amess u vra të premten e kaluar teksa ishte duke bërë një takim me qytetarët në Londër.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy