U qëllua disa herë me thikë, policia britanike: Vrasja e deputetit, incident terrorist

Pinterest LinkedIn Tumblr +
U qëllua disa herë me thikë, policia britanike: Vrasja e deputetit, incident terrorist

Sulmi me thikë ndaj deputetit konservator në lindje të Anglisë ka qenë incident terrorist, ka thënë Policia britanike.

“Hetimet fillestare kanë vënë në pah motivin potencial të lidhur me ekstremizëm islamik”, ka thënë Policia Metropolitane në një deklaratë të lëshuar më 16 tetor. Në deklaratë është thënë se hetuesit policorë besojnë se sulmuesi ka vepruar i vetëm.

David Amess, 69-vjeçar, është therur disa herë më 15 tetor, në një kishë në Eseks, nga një njeri që ka qenë pjesë e takimit me votues, kanë thënë dëshmitarët dhe policia. Shefi policor për Eseks, Ben-Julian Harrington, ka thënë se Amess ka qenë “thjesht duke kryer detyrën e tij kur i është marrë jeta në mënyrë të tmerrshme”.

Advertisement

Një burrë 25-vjeçar është ndaluar si i dyshuar për vrasje pak minuta  pas incidentit.

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy