Pushtimi i Ukrainës/ NATO reagon ashpër: Ky është një sulm gjakftohtë dhe i planifikuar prej kohësh

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Pushtimi i Ukrainës/ NATO reagon ashpër: Ky është një sulm gjakftohtë dhe i planifikuar prej kohësh

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg u shpreh në një konferencë shtypi në Bruksel se sulmet ruse ndaj Ukrainës janë të pajustifikuata dhe të paprovokuara.

 

“Ky është një pushtim i qëllimshëm, gjakftohtë dhe i planifikuar prej kohësh”, thotë ai.

 

Advertisement

Ai shtoi se Rusia ka nisur sulme ajrore dhe raketore, ndërkohë që forcat tokësore dhe forcat speciale nga shumë drejtime po synojnë infrastrukturën ushtarake të Ukrainës dhe qendrat kryesore urbane.

 

Stoltenberg theksoi se liderët e Rusisë do të mbajnë përgjegjësi të plotë për veprimet e tyre të pamatura dhe jetët e humbura.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy