
Presidenti rus Vladimir Putin dhe ai kinez Xi Jinping kanë zhvilluar këtë të premte një bisedë me anë të një videokonference.
Udhëheqësi rus i thuri lavde marrëdhënieve mes dy vendeve duke i quajtur ato si më të mirat në histori që i kanë rezistuar të gjitha sprovave. Ai vlerësoi gjithashtu partneritetin me Kinën si një faktor stabiliteti.
VLADIMIR PUTIN
PRESIDENTI RUS
AdvertisementMarrëdhëniet dypalëshe janë më të mirat në histori dhe u rezistojnë të gjitha sprovave. Ne ndajmë të njëjtat pikëpamje për shkaqet, rrjedhën dhe logjikën e transformimit të vazhdueshëm të peizazhit gjeopolitik global.
Putin i bëri ftesë homologut të tij kinez që të vizitojë Moskën në pranverë.
VLADIMIR PUTIN
PRESIDENTI RUS
Në vitin e ardhshëm do të vazhdojnë shkëmbimet intensive dypalëshe. Nuk kam dyshim se do të gjejmë një mundësi për t’u takuar personalisht me ju. Ju presim, i dashur mik, pranverën e ardhshme me një vizitë shtetërore në Moskë.
Advertisement
Edhe udhëheqësi kinez vlerësoi marrëdhëniet mes vendeve në kuadrin e një situate të vështirë ndërkombëtare. Xi theksoi se Kina është e gatshme të rrisë bashkëpunimin politik me Rusinë dhe të jetë partnere globale me të.