Putin ndalon ndryshimin e gjinisë dhe themelon institutin për studimin psikiatrik të personave LGBTI

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Putin ndalon ndryshimin e gjinisë dhe themelon institutin për studimin psikiatrik të personave LGBTI

Presidenti rus Vladimir Putin ka urdhëruar krijimin brenda qendrës federale të një instituti psikiatrik që synon të studiojë sjelljen e anëtarëve të komunitetit LGBTI, raportojnë mediat ndërkombëtare. Në këtë formë lideri i Rusisë ka ‘vulosur’ qëndrimin dhe refuzimin e tij ndaj këtij komuniteti.

 

Lajmi u konfirmua edhe nga ministri i Shëndetësisë, Michael Muraska , gjatë një mbledhjeje, në të cilën po diskutohej projektligji për ndalimin e “ndryshimit të gjinisë” në Rusi, i cili dhe u miratua.

 

Advertisement

“Dua të theksoj se për momentin ka një urdhër të presidentit për të krijuar në bazë të qendrës federale psikiatrike një institut shtesë që do të studiojë jo vetëm këto, por edhe një sërë drejtimesh sjelljesh, të këtij komuniteti”, tha minsitri i Shëndetësisë.

 

Projektligji i paraqitur në Dumën e Shtetit për ndalimin e “ndryshimit të gjinisë” përjashton plotësisht mundësinë e tranzicionit transgjinor me ndihmën e operacioneve kirurgjikale. Operacione të tilla, nëse projektligji miratohet, do të lejohen vetëm për “trajtimin e anomalive gjenetike fiziologjike të formimit të seksit tek fëmijët” dhe për këtë do të kërkohet një vendim përkatës i një komisioni mjekësor të institucionit shëndetësor shtetëror. Projektligji propozon gjithashtu ndalimin e ndryshimit ligjor të materialit gjenetik.

 

Advertisement

Aktivistët e të drejtave të njeriut dhe një numër mjekësh e kritikojnë ashpër projektligjin në fjalë, pasi ata besojnë se do të çojë në një rritje të çrregullimeve psikiatrike dhe vetëvrasjeve, si dhe në shfaqjen e një tregu të zi për operacionet ilegale.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy