Putin njeh pavarësinë e rajoneve në lindje të Ukrainës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Putin njeh pavarësinë e rajoneve në lindje të Ukrainës

Presidenti rus, Vladimir Putin ka nënshkruar të hënën dekretin për njohjen e pavarësisë së rajoneve ukrainase, Donetsk dhe Luhansk, të cilat kontrollohen pjesërisht nga separatistët e mbështetur nga Moska.

 

Rreth vendimit për të njohur këto rajone është informuar lideri francez, Emmanuel Macron dhe ai gjerman, Olaf Scholz, është thënë në deklaratën e Kremlinit.

 

Advertisement

Putin e ka nisur fjalimin e tij para kombit duke diskutuar për historinë dhe duke thënë se Ukraina moderne është “krijuar” nga Rusia.

 

Ndërkohë që Putin ka pasur adresimin, agjencitë ndërkombëtare të lajmeve kanë cituar trupat qeveritare të Ukrainës të kenë thënë se në vijën e parë të frontit në lindje të Ukrainës, janë rritur të shtënat me armë të rënda nga separatistët.

Putin ka bërë supozime gjatë fjalimit – pa ofruar të dhëna – se Ukraina po synon të ketë armë bërthamore, se gjuha ruse është margjinalizuar në Ukrainë dhe se ka plane të paspecifikuara për të eliminuar Kishën Ortodokse Ruse atje.

Advertisement

 

Ai ka thënë se Ukraina është “kukull e regjimit” të udhëhequr nga fuqitë e huaja dhe e mbushur me klane të oligarkëve.

 

Presidenti rus po ashtu ka thënë se NATO-ja ka “injoruar plotësisht” kërkesat e Moskës për siguri, në të cilat është përfshirë edhe ajo që Ukraina të mos bëhet pjesë e aleancës dhe për heqjen e armëve të NATO-s dhe pajisjeve tjera nga shtete e Evropës Qendrore dhe asaj Lindore.

Advertisement

 

Putin ka nënshkruar dokumentet dhe i ka kërkuar Parlamentit rus që të ratifikojë vendimin sa më shpejt që është e mundur. Ai e ka përfunduar fjalimin e tij duke thënë se “jam i sigurt se do të kem mbështetjen e popullit rus”.

 

Liderët e Perëndimit kanë paralajmëruar për pasoja të rënda nëse Rusia njeh pavarësinë e rajoneve Luhansk dhe Donetsk.

Advertisement

Diplomati evropian, Josep Borrell, ka thënë se Bashkimi Evropian është i përgatitur për të vepruar ashpër nëse Putin ofron njohje të pavarësisë.

Ndërkohë që Putin ka qenë duke mbajtur fjalimin, kryeministri britanik, Boris Johnson, ka përsëritur se Rusia mund të presë “një paketë e sanksioneve”.

Ai e ka konsideruar veprimin e Putinit si “shkelje flagrante të sovranitetit dhe integritetit të Ukrainës”.

Ministri i Jashtëm i Letonisë, Edgars Rinkevics, ka thënë se Bashkimi Evropian duhet të vendosë menjëherë sanksione.

Advertisement

Kjo gjë mund të jetë vendimtare për Evropën, teksa Kievi dhe liderët e Perëndimit paralajmërojnë se një sulm ushtarak rus ndaj Ukrainës mund të ndodhë shpejt.

Perëndimi thotë që më shumë se 150,000 trupa ruse gjenden afër kufirit të Ukrainës.

Kievi ka thënë më parë se “e gjithë bota” është duke shikuar veprimet e Moskës për njohjen e grupeve të stilit të vet dhe se “secili i di pasojat”.

Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, ka vënë në dukje “shumë emocione”, mirëpo ka thënë se “pikërisht tani duhet të fokusohemi në përpjekjet për ulje të tensioneve. Nuk ka rrugë tjetër”.

Advertisement

 

Më herët gjatë ditës, Kuleba ka thënë se u ka bërë thirrje anëtarëve të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara që të mblidhen për të diskutuar të ashtuquajturin memorandum të Budapestit, “për të diskutuar veprime urgjente me qëllim të uljes së tensioneve”, bashkë me “hapa praktikë për të garantuar sigurinë në Ukrainë”. /R.E.L

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy