Putin: “Nuk ka më nevojë për sulme masive në Ukrainë, takimi me Biden i pavlerë”

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Putin: “Nuk ka më nevojë për sulme masive në Ukrainë, takimi me Biden i pavlerë”

Presidenti rus Vladimir Putin tha se nuk ka nevojë për “sulme masive” në infrastrukturën e Ukrainës për momentin. Tass dhe Ria Novosti raportojnë këtë.

 

“Rusia nuk dëshiron të shkatërrojë Ukrainën”, tha ai më herët, sikurse raportojnë agjencite Tass dhe Ria Novosti .

 

Advertisement

Gjatë samitit euroaziatik që po zhvillohet në Astana, Putin konfirmoi se “Rusia është e hapur ndaj perspektivës së bisedimeve me Ukrainën”.

 

Kur gazetarët e pyetën nëse i vinte keq për ndonjë gjë për konfliktin në Ukrainë, ai deklaroi:

 

Advertisement

“Dua të sqaroj. Kjo që po ndodh sot është,, e pakëndshme, por të njëjtën situatë do ta kishim pak më vonë, vetëm në kushte më të këqija për ne. Pra, ne po veprojmë drejt dhe në kohën e duhur. Ne po bëjnë gjithçka siç duhet”, tha Putin.

 

Gjithsesi Vladimir Putin nuk sheh “nevojë” për bisedime me Joe Biden, gjë të cilën në fakt nga ana tjetër e bëri të qartë edhe homologu amerikan pak ditë më parë./tgcom

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy