minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel minibus hire Leeds
Putini flet në telefon me homologun izraelit, në fokus marrëdhëniet e tensionuara Rusi-Izrael - Struga.info


Putini flet në telefon me homologun izraelit, në fokus marrëdhëniet e tensionuara Rusi-Izrael

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Putini flet në telefon me homologun izraelit, në fokus marrëdhëniet e tensionuara Rusi-Izrael

Presidenti rus, Vladimir Putin dhe presidenti izraelit, Isaac Herzog diskutuan marrëdhëniet e tensionuara midis vendeve të tyre dhe situatën e Agjencisë Hebraike në Rusi në një bisedë telefonike më 9 gusht.

 

Ministria ruse e Drejtësisë ka bërë hapa për ta shpërbërë krahun rus të agjencisë, e cila promovon emigracionin në Izrael, pavarësisht protestave nga Izraeli.

 

Advertisement

Rusia e akuzon organizatën për shkelje të ligjeve të vendit, dhe sipas raportimeve të mediave, mbledhje të paligjshme të të dhënave personale nga qytetarët rusë.

 

Disa izraelitë e kanë parë këtë si ndëshkim për kritikat e Izraelit ndaj fushatës ushtarake të Rusisë në Ukrainë. Çështja kundër agjencisë do të shqyrtohet më 19 gusht.

 

Advertisement

Diskutimi ishte “i hapur dhe i sinqertë”, tha zyra e Herzogut. Ai ishte kryetar i Agjencisë Hebraike përpara se të merrte postin e presidentit.

 

“Të dy presidentët theksuan fushat e rëndësishme të bashkëpunimit midis Izraelit dhe Rusisë dhe ranë dakord të mbajnë kontakte” njoftoi zyra e Herzogut.

 

Advertisement

Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt, gjë që ka shtyrë Perëndimin të vendosë sanksione të ashpra kundër Moskës zyrtare.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy