Putini paralajmëron: Vendosja e trupave të NATO-s në Ukrainë, vijë e kuqe për Moskën

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Putini paralajmëron: Vendosja e trupave të NATO-s në Ukrainë, vijë e kuqe për Moskën

Situata e tensionuar në Ukrainë pasi Rusia përshkallëzoi sërish provokimet me trupa ushtarake shtesë, kriza në Bonjë Hercegovinë si dhe në Bjellorusi janë në fokus të diskutimeve mes ministrave të jashtëm të NATO-s.

 

Nga Riga, Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës së Atlantikut të Veriut, Jens Stoltenberg deklaroi se nuk do të lejohen përccarjet në rajonin e Ballkanit.

 

Advertisement

JENS STOLTENBERG

SEKRETAR I PERGJITHSHEM, NATO

“Ne kemi bërë një rrugë shumë të gjatë në Ballkanin Perëndimor me praninë e NATO-s atje që nga vitet 1990. Ndihmuam për t’i dhënë fund dy luftërave etnike si në Bosnje dhe Hercegovinë dhe më vonë në Kosovë e Serbi. Natyrisht, jemi të shqetësuar për rritjen e tensioneve që shohim si dhe për retorikën nxitëse të Millorad Dodik dhe Republika Srpska, ne vazhdojmë të mbështesim të gjitha përpjekjet për të ulur tensionet dhe për të vazhduar të ofrojmë mbështetje në ngritjen e kapaciteteve për Bosnje-Hercegovinën.”

 

Advertisement

Stoltenberg po ashtu i bëri thirrje Rusisë të ulë tensionet në rajon, duke shtuar se shtimi i pranisë ushtarake është i paprovokuar dhe i pashpjegueshëm.

 

“Një sulm i mundshëm i Rusisë kundër Ukrainës, do të kishte një çmim të lartë dhe pasoja politike dhe ekonomike serioze për Rusinë”.

 

Advertisement

 Edhe Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka paralajmëruar Moskën se çdo agresion i ri në Ukrainë do të nxiste pasoja serioze.

 

Por presidenti rus, Vladimir Putin ka paralajmëruar vendet anëtare të NATO-s se vendosja e armëve ose ushtarëve në Ukrainë do të kalonte një “vijë të kuqe” për Rusinë dhe do të shkaktonte një përgjigje të fortë, madje edhe me raketa.

 

Advertisement

Tensionet janë rritur pas një grumbullimi prej afro 100,000 trupash ruse, si dhe tanke, artileri e madje edhe raketa balistike me rreze të shkurtër veprimi, brenda distancës goditëse nga kufijtë e Ukrainës.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy