Qeni i policisë italiane i ndërpret udhëtimin 25-vjeçarit shqiptar, i gjendet 2 kg kokainë e fshehur në makinë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Udhëtimi i një 25-vjeçari me origjinë shqiptare, me banim në Rimini, u ndërpre përpara mbërritjes së planifikuar në Romagna.

Ai u ndaluar  në San Benedetto del Tronto dhe u arrestua për posedim kokaine.

25-vjeçari kishte me vete edhe një shumë të madhe parash, sipas raportimit të medieve italiane.

Historia

Advertisement

Një 25-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia në San Benedetto del Tronto, në provincën e Ascoli Piceno.

Ai kishte qenë tashmë nën vëzhgimin e hetuesve për shkak të disa sjelljeve të dyshimta dhe u ndalua në një automjet fuoristradë, pak para se të mbërrinte në Romagna.

Me ndihmën e qenve nuhatës të drogës, forcat e rendit kontrolluan automjetin dhe gjetën  2.1 kilogramë kokainë.

Droga, e ndarë në dy blloqe, ishte fshehur në zgavrën nën dorezën e makinës dhe në bagazhin e makinës.

Advertisement

Shqiptari kishte edhe 12 mijë euro para të gatshme.

25-vjeçari është arrestuar menjëherë dhe gjyqtari hetues ka urdhëruar dërgimin në burg./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy