Qeveria austriake rrezikon të bjerë: Të gjelbrit kërkojnë largimin e Kurz, pas hetimit për korrupsion

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Qeveria austriake rrezikon të bjerë: Të gjelbrit kërkojnë largimin e Kurz, pas hetimit për korrupsion

Qeveria austriake rrezikon të bjerë, pasi prokurorët vjenezë vunë nën hetim për korrupsion Kancelarin Sebastian Kurz dhe 9 zyrtarë të tjerë të qeverisë.

Të gjelbërit paralajmëruan se mund të rishikojnë marrëveshjen e koalicionit qeverisës të nënshkruar pas zgjedhjeve të 2019-ës me Partinë Popullore.

Kreu i të gjelbërve austriakë Verner Kogler tha se tashmë e sheh me dyshim aftësinë e Kurzit për të qëndruar në detyrë.

Vetë Sebastian Kurz hedh poshtë akuzat dhe refuzon të dorëhiqet.

Advertisement

Pasditen e të mërkurës, prokurorët zbarkuan në disa institucione në Vjenë, përfshirë edhe Ministrinë e Financave për të ushtruar kontrolle dokumentacionesh.

Dyshohet se në përpjekjet për t’u zgjedhur në krye të Partisë Popullore në vitin 2016, Kurz ndërmjetësoi me zyrtarë të Ministrisë së Financave që drejtohej nga partia ku ai bënte pjesë në atë kohë, për të dërguar reklama shtetërore me pagesë në disa të përditshme, me kusht që ato të lobonin për të.

Kurz në atë kohë ishte ministër i Jashtëm i Austrisë dhe një vit më vonë u zgjodh lider i konservatorëve.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy