Qipro: Jemi duke përgatitur një ngarkesë të tretë me ndihma humanitare, kemi komunikim me qeverinë amerikane

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Qipro: Jemi duke përgatitur një ngarkesë të tretë me ndihma humanitare, kemi komunikim me qeverinë amerikane

Drejt Gazës është nisur një tjetër ngarkesë me ndihma humanitare, e cila sipas presidentit të Qipros Nikos Christodoulidis do të mbërrijë brenda ditës së sotme.

Në një komunikim me gazetarët teksa ka qenë në një aktivitet, Christodoulidis tha se Qipro është duke përgatitur edhe një ngarkesë të tretë.

Për këtë, ai tha se janë në komunikim edhe me qeverinë amerikane.

Shumë shpejt dërgesa e dytë e ndihmës do të mbërrijë në portin e Gazës, brenda ditës. Ne po përgatitemi për misionin e tretë dhe jemi në kontakt me qeverinë amerikane për përgatitjet për përfundimin e punës në port, gjë që do të rrisë shumë dërgimin e ndihmave humanitare nga Larnaka në Gaza”,  presidenti i Qipros./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy