Raketat në Poloni/ Reagon Rusia: Raportimet për sulm janë provokime të qëllimshme

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Raketat në Poloni/ Reagon Rusia: Raportimet për sulm janë provokime të qëllimshme

Mediat e huaja kanë raportuar se raketat ruse kanë goditur një fshat në Poloni në kufi me Ukrainën, nga ku kanë mbetur të vrarë dy persona.

 

Pas lajmit të bujshëm, BBC, shkruan se ka reaguar Ministria e Mbrojtes ruse, e cila ka deklaruar se raportimet për sulmet në Poloni janë “provokim i qëllimshëm”.

 

Advertisement

Pak minuta më parë, u raportua se dy raketa ruse kanë goditur një fermë në Poloni, e cila ndodhej në kufi me Ukrainën.

 

Nuk ka ende asnjë konfirmim zyrtar nga qeveria polake apo zyrtarët amerikanë , burimi origjinal, raporton Associated Press, ishte inteligjenca amerikane.

 

Advertisement

Një zëdhënës i Pentagonit tha: “Ne jemi të vetëdijshëm për raportet e shtypit që pretendojnë se dy raketa ruse kanë goditur një vendndodhje brenda Polonisë afër kufirit me Ukrainën. Mund t’ju them se ne nuk kemi asnjë informacion në këtë moment për të vërtetuar ato raporte dhe janë duke e parë këtë më tej.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy