Raketat ruse godasin infrastrukturën ushtarake në Lviv

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Raketat ruse godasin infrastrukturën ushtarake në Lviv

Forcat ruse kanë granatuar infrastrukturë ushtarake në rajonin e Lvivit në perëndim të Ukrainës, thanë autoritetet më 15 maj.

 

Guvernatori i Lvivit, Maksym Kozytskiy, tha përmes Telegramit se nuk është raportuar për viktima pas sulmeve me raketa. Ai po ashtu tha se tani autoritet po hetojnë për shkallën e dëmeve të këtij sulmi. Sipas Kozytskiyit, një vend afër Javorivit, që besohet se gjendet pranë një zone trajnuese të ushtrisë, është “shkatërruar plotësisht”.

 

Advertisement

Më herët, komanda rajonale ajrore e Ukrainës dhe se disa raketa kanë goditur Lvivin. Raketat, sipas kësaj komande, ishin lëshuar në orët e para të 15 majit nga Deti i Zi.

 

Këto janë sulmet e para ajrore ruse pas më shumë se një jave në Lviv, rajon që gjendet në kufi me Poloninë. Ushtria ruse, që ka nisur pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt, ende nuk ka dhënë informacione për sulmet në Lviv.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy