Rama reagon ndaj Bashës: Shkepët “Piramidën” për ta bërë Teatër, pllakat i çuat për varre apo për banjot e vilave?

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rama reagon ndaj Bashës:  Shkepët “Piramidën” për ta bërë Teatër, pllakat i çuat për varre apo për banjot e vilave?

Kryeministri Edi Rama komentoi sot reagimet e opozitës sa i përket projektit për Teatrin Kombëtar.

Ai tha se në kohën e qeverisjës së Partisë Demokratike, kjo e fundit e shkatërroi “Piramidën” duke i hequr pllakat e mermerit, fati i të cilave nuk dihet.

“Këta që vunë vijën e zjarrit, vunë dhe trupat e tyre si garanci që ishin të pakalueshëm nga fadromat…

Këto kanë pasur projekt 6 milionë euro për ta prishur Teatrin dhe për ta bërë te Piramida. Një projekt absurd.

Advertisement

I vetmi rezultat ishte që mbetën brenda Piramidës disa shkallare dhe që e shkepën nga pllakat e mermerit. Nuk e di ku i çuan ato pllaka…

Të rregullojnë varret e të parëve apo banjot e vilave përkatesë që kanë në zonat turistike?! Nuk e di ku kanë shkuar ato pllaka” – tha Rama.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy