Raporti për shqiptarët/ Emigrojnë si klandestinë në Angli, por shfrytëzohen si skllevër

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Raporti për shqiptarët/ Emigrojnë si klandestinë në Angli, por shfrytëzohen si skllevër

Raporti për shqiptarët/ Emigrojnë si klandestinë në Angli, por shfrytëzohen si skllevërShumë shqiptarë ndërmarrin rrugëtimin e vështirë drejt Anglisë përmes të gjitha rrugëve të mundshme. Shpesh duke paguar shuma marramendëse e përmes një udhëtimi që i ngjan një “misioni të pamundur”. Në karroceri automjetesh, apo kabina frigoriferike, shqiptarët kalojnë nga një shtet evropian ku kanë pasur mundësinë të shkelin e deri në destinacionin e preferuar,

Po të shohësh në Londër është e vështirë t’i dallosh, por skllavëria është një industri kriminale që po lulëzon në Britaninë moderne. Viktimave u premtohet një jetë e re, por më pas shfrytëzohen dhe shpeshherë kanë frikë për jetën.

Vitin e kaluar, një rekord prej 10 mijë e 600 personash u identifikuan si viktima potenciale të skllavërisë moderne në Britani. Një rritje me 50 për qind krahashuar me vitin 2018.

Shfrytëzimi në punë është forma më e zakonshme e abuzimit me shumicën e viktimave që vijnë nga Shqipëria. Viktimat mund të përfundojnë në sallone bukurie, lavazhe automjetesh, ferma dhe fabrika të dorës së dytë, ku pjesa më e madhe e kryejnë punë pa teknologji.

Advertisement

“Për fat të keq ata do të gjejnë mënyra më kreative për të transferuar individët nga njëri vend në tjetrin, apo edhe për t’i sjellë këtu në Britani, ku mund të ketë rrezik për vetë shtetasit britanikë”, shprehet Ellad Read nga ekipi për Reagimin ndaj Skllavërisë Moderne.

Mbretëria e Bashkuar ka avancuar përpjekjet për t’iu përgjigjur fenomenit, por kritikët thonë se ligjet e miratuara në 2015 nuk po përdoren mjaftueshëm. Unmesh Desai, politikan laburist, mbikëqyr luftën kundër krimit në kryeqytet. “Shumë pak procedime janë bërë në kuadër të Aktit për Skllavërinë Moderne dhe duhet të ketë më shumë ndërveprim. Është bërë pak dhe duhet të bëhet shumë më tepër”, tha Desai, kryetar i komisionit parlamentar për policinë dhe krimin.

Me kohët e vështira ekonomike dhe trafikantët që përpiqen të përfitojnë nga pandemia, skllavëria moderne do të vijojë të jetë një plagë për Britaninë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy