RAPORTI: Presidenti lejoi qëllimisht që Covid-19 të vriste mijëra njerëz, të akuzohet për krime kundër njerëzimit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
RAPORTI: Presidenti lejoi qëllimisht që Covid-19 të vriste mijëra njerëz, të akuzohet për krime kundër njerëzimit

Presidenti brazilian, Jair Bolsonare, duhet të akuzohet për një sërë krimesh lidhur me mënyrën se si e menaxhoi pandeminë e Covid-19 në vend.

Kështu thuhet në një draft-raport të rëndësishëm të Kongresit Brazilian, i cili është rezultat i 6 muajve hetime, e që nxori në pah skandale e korrupsion në qeveri. Bolsonaro është vënë nën shënjestër për dështimin në kontrollin e virusit që u ka marrë jetën më shumë se 600 mijë brazilianëve.

Pjesë të raportit prej 1200 faqesh që janë publikuar nga mediat ndërkombëtare tregojnë se paneli i hetuesve kërkon që presidenti të përballet me 9 akuza, ndër të cilat për krime kundër njerëzimit, falsifikim dokumentesh dhe nxitje të krimit.

Sipas hetuesve, presidenti lejoi qëllimisht që Covid-19 të vriste qindra mijëra njerëz për të shpëtuar ekonominë. Draft-raporti duhet të votohet nga komisioni në Senat, ku mund të kundërshtohet ose mund t’i nënshtrohet ndryshimeve dhe nuk ka garanci se do të çojë në ngritjen e akuzave kriminale.

Advertisement

Bolsonaro e ka minimizuar vazhdimisht pandeminë dhe një ditë pasi vendi shënoi një rekord tragjik vdekjesh në muajin në mars u tha qytetarëve të mos ankoheshin më për covidin.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy