Raporti shokues: Një fëmijë vritet ose gjymtohet çdo 5 orë në Afganistan

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Raporti shokues: Një fëmijë vritet ose gjymtohet çdo 5 orë në Afganistan

Pothuajse 33 000 fëmijë janë vrarë dhe gjymtuar në Afganistan gjatë 20 viteve të fundit, mesatarisht një fëmijë në çdo pesë orë, sipas “Save the Children”, ndërsa forcat e fundit ushtarake ndërkombëtare u larguan nga vendi i shkatërruar nga lufta.

Të dhënat e reja të publikuara nga grupi ndërkombëtar i avokimit thanë se të paktën një fëmijë “ose u vra ose u gjymtua çdo pesë orë në 20 vitet e fundit në Afganistan”.

Forcat e fundit të huaja u larguan nga Afganistani të hënën në mbrëmje, duke i dhënë fund 20 viteve të gjata të pushtimit dhe luftës në vend. Forcat e huaja të drejtuara nga SHBA-ja pushtuan Afganistanin në 2001. “Numrat janë një pasqyrë shkatërruese e kostos vdekjeprurëse të luftës ndaj fëmijëve”, tha grupi.

Më tej thuhet se numri i vërtetë i viktimave të konfliktit të drejtpërdrejtë të fëmijëve ka të ngjarë të jetë shumë më i lartë se sa 32.945 pasi “ky numër nuk përfshin fëmijët që kanë vdekur për shkak të urisë, varfërisë dhe sëmundjeve në atë kohë”.

Advertisement

Gjjithashtu,  gati gjysma e popullsisë së Afganistanit, përfshirë afërisht  10 milionë fëmijë, kanë nevojë për ndihmë humanitare pasi mungesa e ushqimit, vala e tretë e COVID-19 dhe konflikti e kanë thelluar edhe më shumë krizën në vend.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy