Bëni Like Struga.info në Facebook


Raportohet se mbi 500 persona kanë vdekur në protestat në Iran

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Raportohet se mbi 500 persona kanë vdekur në protestat në Iran

Të paktën 522 persona janë vrarë përgjatë katër muajve të protestave kundër Qeverisë së Iranit, sipas raportimeve të organizatës HRANA me bazë në Shtetet e Bashkuara.

 

Në mesin e të vdekurve janë 70 fëmijë dhe 68 zyrtarë policorë, ka thënë organizata të dielën.

 

Advertisement

Gati 20.000 persona janë arrestuar, prej tyre 110 kanë akuza që mund të rezultojnë me dënime me vdekje.

 

Sipas të dhënave, katër protestues tashmë janë ekzekutuar.

 

Advertisement

Protestat janë mbajtur në më shumë se 160 qytete prej nisjes së tyre në shtator të vitit të kaluar.

 

Autoritetet iraniane nuk kanë bërë publike të dhënat për vdekjet dhe arrestimet, dhe as nuk kanë konfirmuar apo mohuar të dhënat e HRANA-s.

 

Advertisement

Protestat janë nxitur nga vdekja e 22-vjeçares Mahsa Amini, kurdo-iranianes, sa ka qenë në mbajtje policore, me arsyetimin e nuk e ka vendosur si duhet mbulesën në kokë./rel

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2022 Struga.info | Privacy policy