Reduktimi i të ardhurave të kompanive që po fitojnë më shumë në kohë lufte është ide e keqe

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Reduktimi i të ardhurave të kompanive që po fitojnë më shumë në kohë lufte është ide e keqe

Sa herë që rriten çmimet e naftës dhe gazit, sytë e politikanëve drejtohen nga fitimet e kompanive të këtyre lëndëve. Që kur çmimet e energjisë nisën të rriten vitin e shkuar, Italia, Spanja dhe Bullgaria kanë vendosur taksa të reja në industri. Më 8 mars, Komisioni Europian sugjeroi që qeveritë të  “kapnin një pjesë të kthimeve” nga gjenerimi i energjisë. Në Amerikë, u propozua taksa për çdo fuçi nafte të importuar apo prodhuar, sa gjysma e çmimit mesatar për vitet 2015-2019.

Impulsi për të vendosur taksa “rënëse” është e fortë, që kur Rusia pushtoi Ukrainën dhe ka shkaktuar një spirale të frikshme të çmimeve . Qeveritë që hynë në borxhe gjatë pandemisë dhe tani duhet të gjejnë para që të mbrojnë konsumatorët e varfër nga faturat e larta.

Vendosja e këtyre taksave nuk është asgjë më shumë se sa një gabim. Të nisësh që me faktin se tregjet energjitike kanë cikël shpërthimi dhe rënie. Vitet kur Warren vendosi një limit nuk ishin vite të mira, 2015-a dhe 2016-a.

Ndërkohë, 2020-a ishte një tjetër vit me humbje, ku çmimet e naftës u ulën shumë. Nëse kompanitë hyjnë në kohë të këqija me copëza fitimesh dhe më pas fitimet i hiqen kur rriten çmimet, biznesi humb qëndrueshmërinë.

Advertisement

Kjo mund të duket gjë e mirë për ambjentalistët, por energjitë e rinovueshme nuk e zëvëndësojnë aq shpejt gazin. Edhe sikur një shtet i tërë të ketë përshttaur infrastrukturën për energji të gjelbërt, do të jetë e vështirë kur të mos fryjë erë e të mos dalë diell. Qendrat nukleare sigurojnë furnizim për të gjithë, por duan shumë vite të ndërtohen.

Komisioni Europian thotë se nëse taksohen industritë, të taksohen edhe ato të energjisë së gjelbër.

Argumenti më negativ është se kompanitë po përfirtojnë nga lufta. Nëse ata abuzojnë, “taksa” qëndron tek emri i tyre dhe jo tek fitimet. Gjeopolitika mbetet problem i madh  për kompanitë e energjitikës që duhet të shtrihen kudo në botë. Nulk është gjë e re që një konflikt ndikon në fitimet e tyre  dhe risku lidhur me gazin rus ishte i parashikuar për vite me radhë. Nëse reduktohen fitimet e ditëve të sotme, furnizimet e ardhshme do të jenë problematike, edhe nëse të parashikueshme.(The Economist/Gazeta “SI”)

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy