Rekord historik i çmimit të gazit në Europë, Rusia nis presionet për Nord Stream 2

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rekord historik i çmimit të gazit në Europë, Rusia nis presionet për Nord Stream 2

Çmimet evropiane të gazit arritën nivelet më të larta të të gjitha kohërave të premten pasi Rusia reduktoi furnizimin, duke sinjalizuar presione të mëtejshme, në një kohë kur konsumatorët europianë duhet të përballen me nevoja të shtuara për shkak të sezonit të dimrit.

Sipas Reuters, furnizimet me gaz rus përmes tubacionit Yamal-Europe ranë të premten me gati 77% nga e enjtja, sipas të dhënave nga operatori i rrjetit Gascade, pasi Gazprom, e kontrolluar nga Kremlini rezervoi vetëm një të tretën e kapacitetit të tij në dispozicion për tetorin.

Çmimi i gazit të nëntorit në qendrën holandeze TTF, një pikë referimi për Europën, arriti maksimumin historik 97.73 euro për megavat orë (MWh).

Kërkesa për gaz është rritur pasi rimëkëmbja pas pandemisë ka hasur në sasi të pamjaftueshme gazi në gjendje, ndërsa sa vjen e shtohet konkurrenca për furnizim nga blerësit aziatikë – Kina, për shembull, po kërkon më shumë ngarkesa të gazit të lëngshëm natyror (LNG) pavarësisht çmimeve rekord pasi fillon sezoni i saj i dimrit.

Advertisement

Gazprom është aktualisht nën lupën e BE-së. Një grup eurodeputetësh i kanë kërkuar Komisionit Evropian që të hetojë rolin e kompanisë në rritjen e çmimeve, duke thënë se sjellja e saj i ka bërë ata të dyshojnë për manipulim të tregut dhe për një “përpjekje për t’i bërë presion” Evropës për të rënë dakord për nisjen e shpejtë të gazsjellësit të saj Nord Stream 2.

Ndërkohë Kremlini pretendon se nuk ka ndryshuar asgjë. Me anë të një deklarate të premten, Moska tha se Gazprom, eksportet e gazit të të cilit jashtë ish-Bashkimit Sovjetik u rritën me 15.3% në nëntë muajt e parë të 2021, po përmbush të gjitha detyrimet e kontratës në tërësi.

Situata e bën të nevojshëm në këtë moment të shumëdiskutuarin NordStream2. Përmes gazsjellësit të sapondërtuar, i cili pret dritën jeshile të rregullatorëve gjermanë, Gazprom kishte planifikuar të dërgonte 5.6 miliardë metra gaz gaz në Evropë. Por dakordësia gjermane mund të vonojë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy