
Rritet bilanci i termetit te fuqishem në Marok. Më shumë se 2000 persona kane mbetur te vdekur ndersa rreth 1400 te tjere janë ne gjendje kritike per jeten.
Mediat e huaja raportojne se shume persona kanë mbetur të bllokuar nën rrënoja ndersa ekipet e kerkim shpetimit po luftojne me kohën për te nxjerre trupat e bllokuar. Në këtë operacion, udhëheqësi Mbreti Mohammed VI, ka urdhëruar të dalë në terren edhe ushtria.
Spitalet po përjetojmë fluks të papërballueshëm të shtruarish, ndersa shume persona po dhurojne gjak në ndihme te te mbijetuarve.
Nga frika e pasgoditjeve me magnitude deri ne 4.5 balle, shumë marokenë kanë zgjedhur të qëndrojnë jashtë duke fjetur në rrugë ose në makina per te dyten nate rradhazi. Demet jane kolosale ndersa banesat e rreth 300.000 marokeneve jane kthyer ne germadha.
Lëkundjet me magnitudë 6.8 ballë e kishin epiqendrën në zonën rurale të malit Atlas, 72 kilometra në jugperëndim të vendit turistik, Marrakesh, qytet i mbrojtur nga Unesco. Lëkundje të forta u ndjenë në disa qytete të tjera bregdetare deri në ishujt Kanarie si dhe në Algjeri.
Shumë shtete mes tyre edhe Turqia, që vetë ka përjetuar të njëjtin fat, kanë ofruar mbështetje dhe kanë shprehur solidaritet Ne ndihme po ashtu ka ardhur edhe Banka Boterore, BE-ja dhe OKB.
Pas në dhënien e ndihmave nuk ka mbetur as Algjeria fqinje, e cila ka pasur marrëdhënie armiqësore me Marokun në vitet e fundit, por tani po hap hapësirën e saj ajrore për fluturime humanitare në vendin e prekur nga tërmeti katastrofik.
Ndërkohë pallati mbreteror ka shpallur zi kombetare per 3 dite pas termetit vdekjeprures.