Rëndohet bilanci në Turqi/ 37 të vdekur dhe afro 900 të plagosur

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rëndohet bilanci në Turqi/ 37 të vdekur dhe afro 900 të plagosur

Rëndohet bilanci i viktimave nga tërmeti shkatërrimtar që goditi  Turqinë dhe disa ishuj greke.

 

37 persona kanë humbur jetën, mes tyre edhe nje 62 vjecare nga prishtina. Ajo jetonte në Izmir bashkë me djalin e saj.Ky i fundit ndodhet në spital në gjendje kritike per jetën.

 

Advertisement

885qytetarë  janë raportuar të plagosur, pjesa më e madhe e të cilëve, në Izmir, ndërkohë mbi 100 të tjerë janë shpëtuar nga rrënojat.

 

Mediat turke raportojne se mbi 180 persona rezultojne ende te zhdukur dhe besohet se jane nen rrenoja.

 

Advertisement

Operacionet po vijojnë për të tjerë të dyshuar të mbetur në gërmadhat e 8 ndërtesave të shkatërruara.

 

Agjencia turke e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave bën me dije se  janë regjistruar 521 lëkundje të tjera pas tërmetit të madh, 37prej të cilëve ishin me magnitudë mbi 4 të shkallës rihter.

 

Advertisement

Tërmeti  i fuqishëm me magnitudë 6.6 u ndje edhe në ishujt lindorë grek, ku pasojat më të mëdha ishin në ishullin samos.

 

Dy adoleshentë humbën jetën teksa po kalonin në një rrugicë të ngushtë. Ata u goditën nga një mur i vjetër që u shemb prej lëkundjeve të tokës.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy