Republikanë e demokratë bashkëpunojnë për të larguar bizneset amerikane nga Kina

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Republikanë e demokratë bashkëpunojnë për të larguar bizneset amerikane nga Kina

Nga Ruben Avxhiu

Ligjvënës e zyrtarë në Washington po hartojnë propozime për të larguar fabrikat e kompanive amerikane nga Kina, duke përdorur falje taksash, rregulla të reja dhe financime të strukturuara me kujdes.

Një ide që ka fituar mbështetje është një fond 25 miliardësh për të joshur firmat që pranojnë të presin në mënyrë drastike marrëdhënien e tyre me Kinën.

Kjo prirje është fryt i drejtpërdrejtë i klimës së krijuar pas krizës së virusit korona, e cila ka nxjerrë në pah se sa shumë që varen nga Kina zinxhirët e furnizimit me prodhime mjekësore dhe ushqimore që konsumojnë amerikanët.
Presidenti Donald Trump ka qenë një propozues i hershëm i kthimit në SHBA të prodhuesve të mëdhenj, por nuk ka pasur ndonjë sukses real. Mirëpo, rrethanat e reja kanë angazhuar tani ligjvënës të të dy partive që punojnë në këtë drejtim.

Advertisement

Po nuk është e lehtë që të ndash mënjanë ndihma për biznesin e madh dhe të fuqishëm në një kohë kur bizneset e vogla e të mesme që nuk kanë lëvizur kurrë nga Amerika janë lënë në mëshirën e fatit dhe nuk po u pikon pothuajse asgjë nga paketat federale për përballimin e krizës ekonomike që ka sjellë pandemia.

Në një vit zgjedhor këto mëdyshje bëhen edhe më të forta dhe si Administrata Trump ashtu edhe kongresistët do të mundohen të vënë në peshore përparësitë ekonomike në muajt e ardhshëm.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy