Reuters raporton pamjet nga sheshi i Kiev-it, ukrainasi reklamon me dron gjigand “stallën” e tij

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Reuters raporton pamjet nga sheshi i Kiev-it, ukrainasi reklamon me dron gjigand “stallën” e tij

Agjencia e lajmeve “Reuters” nisi raportimin live pa koment nga sheshi “Maidan” që prej mbrëmjes së 15 shkurtit.

Kjo, në kuadër të paralajmërimeve të inteligjencës amerikane se e mërkura do të ishte dita e sulmit të trupave ruse.

Për t’i dhënë më shumë qetësi situatës reale në kryeqytetin e Ukrainës mendoi një qytetar i cili ngriti një pankartë me dron në drejtim të kamerës.

Në pankartën prej kartoni reklamohej shitja e “stallës” së tij së bashku me kashtën e grumbulluar.

Advertisement

Poshtë shkrimit në gjuhën ukrainase gjendej dhe numri i personit që përfitoi nga ky moment për të reklamuar falas ofertën e tij.

Më shumë se 1 mijë persona e dëshmuan live këtë moment të këndshëm në mesin e një situate të tensionuar prej kohësh.

16 shkurti

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, në një dalje publike do të deklaronte se situata është nën kontroll dhe autoritetet janë në gatishmëri.

Zelensky njoftoi se data 16 shkurt do të shpallej “Dita e Unitetit” për ukrainasit. Ndryshe nga çfarë u paralajmërua.

Advertisement

Kështu – për të – Ukraina do të festojë dhe nuk është e shqetësuar.

“Nuk është hera e parë që Ukraina kërcënohet me luftë, por vendi ynë është më i fortë se kurrë”, shtoi kreu i presidencës.

Sipas gjigandit gjerman mediatik, “Der Spiegel”, 16 shkurti, ishte dita e caktuar për mësymjen ruse.

Nga burimet diplomatike të Shtëpisë së Bardhë, një sërë detajesh të tjera janë zbuluar gjatë një takimi të mbajtur, me në vëmendje konfliktin Moskë-Kiev.

Advertisement

Janë disa diplomatë dhe zyrtarë ushtarakë, ata të cilët kanë thënë se disa detaje janë dhënë në takimin sekret.

Por, prej tyre, i vetmi që arriti të dalë në dritë, është fakti se frika është e madhe për një pushtim rus ndaj Ukrainës.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy