Rifillon lufta/ Vriten ushtarët në Nagorno-Karabak

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rifillon lufta/ Vriten ushtarët në Nagorno-Karabak

Zyrtarët armenë dhe ata azerbajxhanas akuzuan njëri-tjetrin se kanë shkelur marrëveshjen e armëpushimit. Nga përplasja e fundit raportohen 4 ushtarë te vrare.

 

Presidenti i Azerbejxhanit, Ilham Aliyev, gjatë një takimi me diplomatët e lartë nga Shtetet e Bashkuara dhe Franca të cilët u përpoqën të ndërmjetësojnë konfliktin,  akuzoi forcat armene për shkeljen e marrëveshjes

 

Advertisement

“Armenia nuk duhet të përpiqet ta fillojë përsëri gjithçka Duhet të jetë shumë i kujdesshëm dhe të mos planifikojë ndonjë veprim ushtarak. Këtë herë, ne do t’i shkatërrojmë plotësisht ato.”  

 

Por nga ana tjetër autoritetet e Armenisë thanë se luftimet u zhvilluan pranë fshatrave të rajonit Nago-Karabak, vendbanimet e vetme në rajonin që kontrollohen ende nga forcat armene. Ata vunë në dukje se të dy fshatrat janë rrethuar plotësisht nga ushtria Azerbajxhanase, e cila kontrollon rrugën që të çon drejt tyre.

 

Advertisement

Përplasjet shënojnë shkeljen e parë të rëndësishme të marrëveshjes së paqes të ndërmjetësuar nga Rusia më 10 nëntor që lejonte Azerbajxhanin të rimerrte kontrollin mbi Nagroni-Karabakun.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy