Rikthehen koncertet e Spanjës/ 5 mijë njerëz shijojnë muzikën rock

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rikthehen koncertet e Spanjës/ 5 mijë njerëz shijojnë muzikën rock

Pas një viti në kushtet e distancimit social, Spanja rikthen koncertet live duke shfrytëzuar testet e shpejta. 5,000 fansa të muzikës rock u bënë bashkë në Palau Sant Jordi, duke vallëzuar shumë pranë njëri tjetrit por me detyrimin për të mbajtur maskat.

 

Aktiviteti shërbeu si një test që mund ti hapë rrugë organizimeve masive jo vetëm në Spanjë, në një kohë kur shumica e vendeve europiane po shtrëngojnë kufizimet.

JORDI HERRERUELA

Advertisement

IDEATOR I PROJEKTIT

“Nëse të gjithë pjesëmarrësit kryejnë testin e shpejtë dhe rezultojnë negativë, ne mund të krijojmë një flluskë të shëndetëshme, ku mundësitë për tu infektuar janë zero.”

80 infermierë ndihmuan në kryerjen e testeve të shpejta antigjen ndërsa rezultatet u bënë të ditura brenda 10 deri në 15 minuta, përmes një aplikacioni në smartfon.

 “Ishte spektakolare. Ndiheshim të sigurt në çdo kohë. Ne ishim në rreshtin e parë dhe kjo na kishte munguar shumë. Jemi shumë krenarë që patëm mundësi të marrim pjesë. Shpresojmë se do të jetë i pari nga shumë “.

Advertisement

Në Spanjë aktualisht nuk lejohet grumbullimi i më shumë se 4 personave në ambiente të mbyllura. Koncerti u miratua nga qeveria dhe shërbeu si një provë nëse aktivitete të ngjashme do të jenë në gjendje të fillojnë përsëri

 

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy