Rikthehet tensioni/ Kina i drejtohet SHBA-së: Mos u merrni me punët tona

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rikthehet tensioni/ Kina i drejtohet SHBA-së: Mos u merrni me punët tona

Pas akuzave të ndërsjellta në distancë mes presidentit amerikan, Joe Biden dhe homologut e tij rus, Vladimir Putin, Shtetet e Bashkuara të Amerikës  kanë ashpërsuar marrëdhëniet edhe me Kinën.

 

Ne takimin e pare të nivelit të lartë midis diplomatëve  amerikanë dhe atyre kinezë, palët u përplasën rëndë me njëra-tjetrën.

 

Advertisement

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken akuzoi Kinën se veprimet e saj po kërcënojnë rendin global te bazuar në rregulla.

 

ANTONY BLINKEN

SEKRETARI AMERIKAN I SHTETIT

Advertisement

 

 “ Kina ka  shkelur  normat ndërkombëtare ndaj Ujgurëve dhe pakicave të tjera në Xinjiang(SHINXHANG),  ndaj sulmeve kibernetike ndaj SHBA-së  dhe presionin ekonomik ndaj aleatëve. Secili prej këtyre veprimeve kërcënon rendin e bazuar në rregulla që ruan stabilitetin global. Qëllimi ynë është të jemi të drejtpërdrejtë në lidhje me shqetësimet tona, të drejtpërdrejtë në lidhje me përparësitë tona, me qëllimin e një marrëdhënieje më të qartë midis vendeve”

 

Në përgjigje ndaj deklaratës, diplomatët kinezë kundërshtuan fuqishëm ndërhyrjen e shteteve të bashkuara në punët e  brendshme të Kinës ndërsa akuzuan Uashingtonin se po përdor ndikimin për të shtypur vendet e tjera.

Advertisement

 

YANG JIECHI

SHEFI I PUNËVE TË JASHTME NË KINË

 

Advertisement

“Ne jemi  fuqimisht kundër ndërhyrjes së SHBA në punët e brendshme të Kinës dhe ne,në përgjigje, do të ndërmarrim veprime të prera. SHBA-ja abuzon me të ashtuquajturat nocione të sigurisë kombëtare, për të penguar shkëmbimet normale tregtare dhe për t’i nxitur disa vende që të sulmojnë Kinën”

 

Atmosfera pritej të ishte e tensionuar pasi një ditë më parë SHBA vendosen sanksione ndaj Kinës, për shtypjen e lirive politike në Hong Kong.

 

Advertisement

Marrëdhëniet midis dy superfuqive janë të tensionuara prej vitesh. Problemet mes tyre kanë të bëjnë me politikat tregtare, ndërhyrjet kibernetike dhe me të drejtat e njeriut.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy