“Rituali mistik…”/ Ylli i pornografisë arrestohet pas vdekjes së klientit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Rituali mistik…”/ Ylli i pornografisë arrestohet pas vdekjes së klientit

“Rituali mistik…”/ Ylli i pornografisë arrestohet pas vdekjes së klientit

Ylli spanjoll i pornografisë Nacho Vidal është nën hetim për vrasje, pasi një burrë vdiq gjatë një rituali në të cilën u përdor helmi i një bretkose.

Vidal dhe dy individë të tjerë u arrestuan në 29 maj, sipas avokatit të tij, David Salvador. Ata u arrestuan nën dyshimin e vrasjes pas një hetimi që zgjati plot 11 muaj sipas një deklarate të agjensisë ligjzbatuese spanjolle, Guardia Civile.

Të gjithë ata kanë dalë tashmë përpara një gjykate. Policia nuk e ka bërë publik emrin e personit që vdiq, dhe ato të dy individëve të tjerë, të ndalauar bashke me Vidal, që janë një burrë dhe një grua. Avokati Salvador i tha CNN-it se bëhej fjalë për një “aksident tragjik”. Personi vdiq gjatë një ceremonie mistike, e cila përfshinte “ thitjen e avujve të helmit të një bretkose helmuese Bufo, i cili dihet se ka efekte halucinogjene.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy