Roli i Kinës në krizën ruso – ukrainase

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Roli i Kinës në krizën ruso – ukrainase

Deklarata e përbashkët midis Rusisë dhe Kinës e 4 shkurtit 2022 ka sanksionuar në fakt forcimin e marrëdhënieve bilaterale ruso – kineze me qëllim intensifikimin e bashkëpunimit midis dy fuqive, sidomos në aspektin energjitik, në pritje të çështjes së hidhur ukrainase. Dhe nëse Kina nga njëra anë ka ruajtur një politikë moderimi me qëllim të mos armiqësojë Ukrainën, partner i rëndësishëm tregëtar për ekspansionin kinez në botë nëpërmjet një “Rruge Mëndafshi” të re, nga ana tjetër ka proceduar në fakt në forcimin e lidhjeve ushtarake dhe strategjike me Moskën.

 Deklarata e përbashkët midis Rusisë dhe Kinës

Me rastin e ceremonisë së hapjes së Lojërave Olimpike dimërore, Vladimir Putin dhe Xi Jinping kanë konkluduar takimin e tyre të 38-të që ka çuar në një deklaratë të përbashkët prej 5300 fjalësh mbi një “erë të re të marrëdhënieve ndërkombëtare dhe të zhvillimit të mbështetshëm global”. Një deklaratë e prirur drejt forcimit të marrëdhënieve bilaterale ruso – kineze brenda një konteksti në të cilin Shtetet e Bashkuara perceptohen nga të dy aktorët si një kërcënim në rritje për sigurinë e tyre kombëtare. Nga njëra anë, në frontin rus, zgjerimi i NATO ka përbërë një rrezik për projektimin e fuqisë ruse.

Një ekspansion i mëtejshëm që përfshinte Ukrainën do të nënkuptonte për Rusinë ta gjente NATO tek dera e shtëpisë, duke e kufizuar ndjeshëm ndikimin e Moskës në fqinjësinë e afërt. Nga ana tjetër, në frontin e Paqësorit, Kina i është kundërvënë kohët e fundit paktit të mbrojtjes AUKUS që e detyron Australinë, Mbretërinë e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara në një partneritet “sigurie tripalëshe të forcuar” dhe që i ka shtyrë lëvizjet kineze të reklamojnë sovranitetin e saj mbi disa territore, midis të cilëve Taivanin. I gjërë është në fakt mandati strategjik i kësaj marërveshjeje, që profilohet si një asistent aleancash in fieri i motivuar nga nevoja gjithnjë e më e afërt për ta frenuar fuqinë kineze në Paqësor. Interesat e Shteteve të Bashkuara janë goxha të qarta, të frenojnë kërcënimin kinez nëpërmjet një sistemi aleancash të mirëpërcaktuar dhe në këtë themelore është pozicioni strategjik i Australisë.

Advertisement

Është në dritën e këtyre sulmeve indirekte, por të qarta në dy fronte kryesore, që të dyja fuqitë, të përjashtuara për më tepër nga Samiti për Demokracinë i nisur nga Biden në fillimin e dhjetorit, ka vendosur ta saldojnë më shumë mirëkuptimin e tyre antiamerikan. Dokumenti i firmosur jo vetëm që teston një “tendencë drejt rishpërndarjes së pushtetit në botë” në favor të Rusisë dhe Kinës në kundërvënie me Shtetet e Bashkuara dhe me dmeokracitë perëndimore, por rithekson edhe forcimin e bashkëpunimit bilateral midis të dy vendeve. Bashkëpunim që konkretizohet në raport me “Belt and Road Initiative” dhe me Bashkimin Ekonomik Euraziatik me qëllimin e promovimit të interkinjeksionit midis rajoneve të Azisë, Paqësorit dhe Eurazisë. 117.5 miliard dollarë është vlera e vlerësuar e marrëveshjeve energjitike kino – ruse, i prirur që t’i rrisë me 60% importet kineze të gazit rus: Rosneft di të furnizojë 100 milion ton naftë nëpërmjet Kazakistanit tek China National Petroleum Corporation për 10 vitet e ardhshme, ndërsa Gazpromi 10 miliard metra kub gaz në vit nëpërmjet një gazsjellësi të ri.

Parashikohet një bashkëpunim më i madh edhe në zonën e Arktikut, megjithëse Rusia nuk dëshiron ta humbasë pozicionin e saj të lidershipit në rajon. Veç të tjerash, interesant është bashkëpunimi në luftën ndaj ndryshimeve klimaterike dhe, në përgjithësi, në institucionet multilaterale ku të dyja fuqitë janë pjesë, i cili riafirmon mbështetjen reciprok për mbrojtjen e sovranitetit shtetëror dhe të integritetit territorial, ashtu si të interesave kombëtare nga ndërhyrjet e huaja. Në bazën e formës së re të raportit midis të dy fuqive, që megjithatë nuk kanë asnjë detyrim ligjor, është një pozicion barazie si anëtarë të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, me mundësinë e abstenimit apo të përdorimit të vetos në favorin e tjetrit.

 Përgjigja e Kinës ndaj sulmit rus 

Sulmi në shkallë të gjerë i promovuar nga Rusia ka ndodhur në një kontekst ku impenjimi i Shteteve të Bashkuara për të kundërbilancuar Kinën në Paqësor në fakt e ka shkëputur Uashingtonin nga Europa Lindore. Interesant ka qenë në këtë skenar konferenca e shtypit e zëdhënëses së Ministrisë së Jashtme kineze, Hua Chunying. Siç nënvizohet nga kjo e fundit, Kina është impenjuar gjithmonë në promovimin e paqes e negociatave dhe të luajë një rol konstruktiv në kërkimin e një zgjidhjeje paqësore të këtyre problemeve. Veç kësaj ka pohuar se “më së fundmi Shtetet e Bashkuara kanë dërguar armë në Ukrainë, duke rritur tensionet, duke krijuar panik dhe deri duke ekzaltuar mundësinë e një lufte”. Në kontrast stë plotë, Kina u ka dërguar gjithmonë të gjitha palëve që të respektojnë preokupimet legjitime reciproke në fushën e sigurisë, të punojë për zgjidhjen e problemeve nëpërmjet negociatave e konsultimeve dhe të ruajë paqen dhe stabilitetin rajonal.

Advertisement

Afirmime që për më tepër evidentojnë ftesën e Kinës ndaj moderimit, megjithëse zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme kineze e ka refuzuar hapur përdorimin e termit “pushtim”. Lidhur me këtë, administrata Biden ka deklaruar se gjatë 3 muajve të kaluar i ka kërkuar në mënyrë të përsëritur Kinës ta këshillojë Rusinë që të mos pushtojë, por që Kina nuk e ka pranuar asnjëherë se ishte në program një pushtim. Faktikisht, në mënyrë strategjike, për të justifkuar në një farë mënyre veprimet e Moskës, Pekini ju është referuar prokupimeve ruse për sigurinë, duke u ruajtur mirë nga komentimi i së drejtës së vetëvendosjes së republikave të Donjeckut dhe Luganskut, për të shmangur që i njëjti motivacion të përdorej për Taivanin dhe, njëkohësisht, deri më tani Kina nuk e ka mbështetur shumë hapur Rusinë, duke mos dashur të dukej si ekspansioniste apo tejet agresive.

Në raport me këtë, Kina ka deklaruar se i kupton motivet e Moskës dhe nuk do të marrë pjesë në sanksionet ekonomike e propozuara nga bashkësia ndërkombëtare. Ka theksuar në fakt se sanksionet unilaterale e promovuara nga Shtetet e Bashkuara janë të paligjshme dhe fuqimisht dëmtuese, pasi i kanë shkaktuar vështirësi të rënda ekonomisë dhe mjeteve të subvencionimit të vendeve të interesuara. Në menaxhimin e çështjes ukrainase dhe raportet me Rusinë, Shtetet e Bashkuara nuk duhet në fakt të dëmtojnë të drejtat dhe interesat legjitime të Kinës dhe të palëve të tjera.

Lidhur me çështjen e Taivanit, zëdhënësja ka deklaruar në fakt se “Ukraina nuk është Taivanin”, ky i fundit ka qenë gjithmonë një pjesë e pamohueshme e territorit kinez, fakt historik dhe juridik i padiskutueshëm sipas Hua Chunying. Parimi i Kinës së vetme është një normë universalisht e pranuar që disiplinon marrëdhëniet ndërkombëtare, atje ku paqja në rajonin e Taivanit është e përmbledhur mbi zhvillimin paqësor të marrëveshjeve nëpërmjet Ngushticës së Taivanit. Faktikisht Kina e reklamon sovranitetin e saj territorial mbi Taivanin, që ka një qeveri autonome dhe njihet zyrtarisht si shtet vetëm nga 14 shtete të tjera, por as nga ndonjë anëtar i Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, as nga ndonjë vend i Bashkimit Europian.

Megjithatë, nuk përjashtohet që politika e moderimit e ndërmarrë nga Kina nuk e fsheh frikën apo vullnetin e një fronti të ri në Paqësor. në përputhje me tensionet në rritje në Ukrainë muajin e kaluar, aviacioni kinez ka rilançuar inkursionet e tij në shkallë të gjerë në zonën e identifikimit mbrojtëse ajrore përreth Taivani, ndërsa një anije lufte kineze ka orientuar një lazer luftarak mbi një avion australian në zonën ekonomike ekskluzive të Australisë. Ndërkohë, qeveria kineue duket se nuk e do luftën në Europë dhe të vazhdojë të bëjë tregëti me Ukrainën, vend i lokalizuar në një pozicion nevralgjik për ekspansionin kinet në botë nëpërmjet “Rrugës së Mëndafshit” të re.

Advertisement

Njëkohësisht është e qartë se Kina dëshiron të forcojë lidhjet ushtarake dhe strategjike me Moskën edhe për ta rritur peshën e saj negociuese në konkurrencën në zhvillim me Shtetet e Bashkuara. Tensionet midis Uashingtonit dhe Pekinit janë konfirmuar nga toni aspak miqësor i zëdhënëses të Ministrisë së Jashtme kineze, që ka ftuar të reflektohet mbi rolin e luajtur nga Shtetet e Bashkuara në tensionet ukrainase: “Mund të pyeten Shtetet e Bashkuara: kanë hapur zjarrin dhe ushqxer flakët, si do t’ia bëjnë ta shuajnë zjarrin tani?”.

Megjithëse zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme kineze Hua Chunying e ka konfirmuar dhe ritheksuar politikën e moderimit të ndërmarrë nga Kina në krizën Rusi – Ukrainë, nuk përjashtohet se kjo mund të jetë një strategji afatshkurtër. Në periudhën afatgjatë, forcimi i lidhjeve ushtarake dhe strategjike me Moskën, bën të projektohet tensione më të mëdha me hegjemonin amerikan.

Geopoliticus- Përgatiti: Armin Tirana

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy