Ronaldo vijon të thyejë rekorde, 250 milionë ndjekës në Instagram

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ronaldo vijon të thyejë rekorde, 250 milionë ndjekës në Instagram

Cristiano Ronaldo vazhdon të regjistrojë rekorde jo vetëm brenda por edhe jashtë fushe.

 

Ylli portugez ka arritur 250 milion ndjekës gjatë ditëve të fundit në Instagram.

 

Advertisement

Nëpërmjet një postimi në këtë rrjet social ai ka dashur të falenderojë të gjithë ndjekësit dhe fansat e tij.

 

 “250 milionë, çfarë numri i pabesueshëm – shkroi sulmuesi i Juventusit – Faleminderit të gjithëve, ju jeni pjesë e këtij udhëtimi”.

 

Advertisement

Prej shumë vitesh në majën e futbollit botëror, fitues i trofeve të shumtë në nivel ekipor dhe individual, Ronaldo është një imazh i madh jo vetëm për kompanite e reklamave por edhe shembull inspirimi për të gjithë fëmijët që duan të bëhen futbollist.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy