minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel minibus hire Leeds
Rrahje masive dhe breshëri armësh, 100 burra përleshen pas një sherri për linjat e autobusëve (VIDEO) - Struga.info


Rrahje masive dhe breshëri armësh, 100 burra përleshen pas një sherri për linjat e autobusëve (VIDEO)

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rrahje masive dhe breshëri armësh, 100 burra përleshen pas një sherri për linjat e autobusëve (VIDEO)

Rrahje masive dhe breshëri armësh, 100 burra përleshen pas një sherri për linjat e autobusëve (VIDEO)Rreth 100 persona kanë marrë pjesë në një rrahje masive në qytetin Brovari në veri të Ukrainës. Kësaj përleshje të armatosur i ka paraprirë një grindje mes shoferit të një furgoni dhe të një minibusi.

Burrat e armatosur nga sektori i transportit kishin mbërritur me autobusë në Brovari nga Vincia dhe Kievi, ka bërë të ditur ministri i Punëve të Brendshme të Ukrainës, Arsen Avakov gjatë një takimi me presidentit ukrainas Volodimir Zelensky, transmeton Telegrafi.

“Dyshohet se rrahja ka lidhje me një marrëveshje për ndarjen e linjave të autobusëve në të cilën dyshohej se kishte korrupsion”, ka shtuar Avakov. Zelensky ka thënë se kjo përleshje ia ka kujtuar kaosin e viteve të 90-ta, pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik.

“Ajo çfarë ka ndodhur nuk është një përleshje e zakonshme e rrugëve. Më kujton vitet e 90-ta”, ka shtuar ai. Në anën tjetër se në përleshje janë përdorur pushkë gjuetie, derisa tre persona janë hospitalizuar.

Advertisement

E të paktën dy tjerë janë plagosur nga armët e zjarrit, thuhet në kumtesën e ministrisë së Punëve të Brendshme. Gjithashtu raportohet se mbi 20 persona janë dërguar në paraburgim.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy