Rrëfimi prekës i qytetarit ukrainas: Jam fshehur me fëmijët në bodrumin e shtëpisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rrëfimi prekës i qytetarit ukrainas: Jam fshehur me fëmijët në bodrumin e shtëpisë

Rrëqeth rrëfimi i një qytetari nga Kharkin i Ukrainës, i cili thotë se tanket rus ishin vetëm pak kilometra larg shtëpisë së tij.

Në një intervistë për BBC, 50-vjeçari nga Kharkiv thotë se ka parë tmerrin me sytë e tij, teksa shumë mjete ushtarake dhe trupa të armatosur kalonin afër shtëpisë.

“Ne po rrimë në shtëpinë tonë në një bodrum. Jam unë dhe gruaja ime, dy djemtë dhe mamaja ime 80-vjeçare, djemtë i mbajmë në bodrum shumicën e kohës.

Ne kemi energji elektrike, shtëpi të ngrohtë, ujë dhe internet. Jo të gjithë janë kaq me fat. Ne thirrëm shoqen tonë që të bashkohej me ne, ajo ka një të porsalindur dhe një fëmijë të vogël. Por ajo nuk mund të rrezikojë për të ardhur deri këtu”, thotë qytetari ukrainas për BBC.

Advertisement

Ai shtoi gjithashtu tha se beson se forcat ukrainase kanë rifituar kontrollin e plotë të Kharkiv, siç ka pretenduar dhe guvernatori i qytetit.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy