Rrëmbyen avionin “Ryanair” që ishte nisur nga Greqia, vjen reagimi i fortë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rrëmbyen avionin “Ryanair” që ishte nisur nga Greqia, vjen reagimi i fortë

Bashkimi Europian ka vendosur sanksione kundër Bjellorusisë duke e dënuar për rrëmbimin e avionit “Ryanair”, dy ditë më parë. Mjeti fluturues ishte nisur nga Greqia drejt Lituanisë kur kontrollorët bjellorusë devijuan itinerarin me qëllim arrestimin e gazetarit Raman Pratasevich, një kundërshtar kryesor i presidentit autoritar të Bjellorusisë, Alexander Lukashenko.

 

Udhëheqësit e unionit kanë ndaluar përdorimin e hapësirës ajrore dhe aeroporteve të 27 vendeve anëtare, nga linjat ajrore bjelloruse. Liderët gjithashtu ranë dakord të vendosnin sanksione ndaj zyrtarëve të lidhur me devijimin e fluturimit dhe i kërkuan Organizatës Ndërkombëtare të Aviacionit Civil të fillojë një hetim për ngjarjen, e cila është konsideruar terrorizëm shtetëror.

 

Advertisement

CHARLES MICHEL

PRESIDENT I KESHILLIT EUROPIAN

“Ajo që ka ndodhur është një skandal ndërkombëtar. Jemi të vendosur të përgjigjemi me një reagim të forte ndaj incidentit për shkak të rrezikimit serioz të sigurisë së aviacionit dhe pasagjerëve në bord nga autoritetet bjelloruse.”

 

Advertisement

Gazetari 26 vjeçar, Pratasevich drejtoi një aplikacion popullor mesazhesh që luajti një rol qendror në ndihmën për organizimin e protestave masive kundër Lukashenkos. Kompania Ryanair bëri të ditur se kontrollorët bjellorusë të fluturimit i thanë ekuipazhit se kishte një kërcënim bombe kundër aeroplanit, ndërsa po kalonte nëpër hapësirën ajrore të Bjellorusisë dhe e urdhëroi atë të ulej.

Ushtria bjelloruse dërgoi një avion luftarak MiG-29 në një përpjekje të dukshme për të detyruar ekuipazhin e avionit që të respektojë urdhrat nga komanda bjelloruse e fluturimeve. Autoritetet arrestuan më pas aktivistin, gazetarin dhe kritikun e Lukashenkos si dhe të dashurën e tij ruse.

Ngjarja u pasua me reagime të ashpra nga ndërkombëtarët të cilët e quajtën skandal tronditës.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy