Rreth 89,000 britanikë do të mirëpresin refugjatët ukrainas në shtëpitë e tyre

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rreth 89,000 britanikë do të mirëpresin refugjatët ukrainas në shtëpitë e tyre

Për refugjatët ukrainas që po ikin nga atdheu për shkak të luftës me Rusinë, rreth 89,000 britanikë kanë shprehur interesin për të hapur shtëpitë për t’i mirëpritur ata.

Ditën e djeshme, Michael Gove ka njoftuar se britanikët mund të marrin çdo ukrainas në MB për të jetuar në shtëpitë e tyre për të paktën 6 muaj. Refugjatët nga Ukraina do të jenë në gjendje të jetojnë dhe punojnë në MB deri në tre vjet.

Sipas prestigjiozes Gueardian, faqja e internetit për regjistrimin e interesit të britanikëve për të hapur shtëpitë e tyre për refugjatët ukrainas, ra për disa momente për shkak të kërkesës së madhe. Deri në orën 10 të mëngjesit, 88,712 britanikë janë regjistruar në këtë skemë.

Të paktën 2.6 milionë njerëz janë larguar nga shtëpitë e tyre që kur Rusia nisi pushtimin në Ukrainë më 24 Shkurt.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy