Rrëzimi i avionit në Pakistan, dy të mbijetuar rrëfejnë momentet e tmerrit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rrëzimi i avionit në Pakistan, dy të mbijetuar rrëfejnë momentet e tmerrit

Në aksidentin ajror që ndodhi të premten në qytetin Karaçi të Pakistanit mbeten të vdekur 97 persona.

Dy persona i mbijetuan aksidentit. Njëri prej tyre ishte presidenti i Bankës së Punjabit, Zafar Masud. Ai ishte ulur në sediljen 1C dhe u filmua në momentin kur e nxorën të gjallë nga rrënojat e avionit.

Personi i dytë i mbijetuar nga aksidenti ishte inxhinieri Mohammad Zubair, 24 vjeç, i cili ishte ulur në sediljen 10C.

Kur hapa sytë pas rrëzimit të avionit pashë zjarr kudo dhe asnjë pasagjer nuk dukej”, tha Zubair.

Advertisement

Lista e pasagjerëve nga ‘PIA Airbus A320′ tregon se Masud ishte ulur në pjesën e përparme të aeroplanit dhe Zubair ishte pas shpinës së tij, 10 vende mbrapa.

Masud pësoi disa thyerje kockash, por ishte “i vetëdijshëm dhe i ndërgjegjshëm”.

I mbijetuari tjetër, inxhinieri Zubair, i tha Geo Neës se ndërsa piloti tentonte të ulej, avioni e preku pistën, por u ngrit përsëri”, shkruan Daily Mail.

Pas rreth 10 minutash fluturim, piloti njoftoi pasagjerët se ai do të bënte një përpjekje të dytë për t’u ulur, ndërsa avioni u rrëzua teksa iu afrua pistës”, tha Zubair në Spitalin Civil Karaçi.

Advertisement

Gjithçka që pashë përreth ishte tym dhe zjarr,” shtoi ai.

Dëgjoja ulërima nga të gjitha anët. Fëmijë dhe të rritur. Nuk mund të shihja asnjë person, por mund të dëgjoja thirrjet e tyre”.

Autoritetet pakistaneze bënë me dije se 97 pasagjerët dhe pjesa tjetër e ekuipazhit besohet se kanë vdekur.

Shumë faleminderit. Zoti ka qenë i mëshirshëm”, tha bankieri që ishte në vendin 1C.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy