Rrëzohet helikopteri ushtarak në SHBA, asnjë shenjë nga personat në bord

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rrëzohet helikopteri ushtarak në SHBA, asnjë shenjë nga personat në bord

Fati i pesë marinsave amerikanë në bordin e një helikopteri ushtarak që u rrëzua pranë San Diego, Kaliforni ende nuk dihet.

Mbetjet e CH-53E Super Stallion u panë rreth orës 09:00 në zonën e Luginës së Pishave, tetë orë pasi helikopteri humbi gjatë fluturimit për në bazën ajrore Miramar.

Një operacion kërkim-shpëtim është duke u zhvilluar, i cili deri më tani ka rezultuar i pafrytshëm. Helikopteri ishte nisur me pesë persona në bord nga Baza e Forcave Ajrore Creech, Nevada, rreth 60 kilometra në veriperëndim të Las Vegas, për një fluturim rutinë stërvitor natën.

Zyra e Sherifit të Qarkut San Diego u njoftua një orë pas mesnate për zhdukjen e helikopterit mes motit të keq që pengoi operacionin e kërkim-shpëtimit. /vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy