Rriten infektimet me Covid në mbarë globin

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rriten infektimet me Covid në mbarë globin

Pas disa javë rënie, kurba e infektimeve me covid në mbarë globin është thyer sërish. Sipas të dhënave zyrtare që raportojnë të gjitha vendet, kjo javë ka shënuar një rritje me gati 4 për qind më shumë infektime se java pararendëse.

Në Europë rritjen më të madhe e ka shënuar italia e cila ka raportuar 43 për qind më shumë raste se sa java e shkuar.  Pas saj vjen vjen Franca me 36 për qind raste më shumë dhe e treta renditet Gjermania një rritje prej 20 për qind. Por sa i përket numrit total të infektimeve, Gjermania mban vendin e parë në gjithë Europën me afro 1.5 milionë infektime në 7 ditët e fundit.

Kontinenti Aziatik po përballet aktualisht me situatën më të vështirë, për shkak se është mbërthyer nga vala e Omicron. Në javën e fundit, Korea e Jugut mban vendin e parë, jo vetëm në Azi por në gjithë globin si në përqindje ashtu edhe në numrin total të infektimeve. Sipas autoriteteve koreane në javën e fundit janë shënuar mbi 2.8 milionë raste të reja, çka do të thotë një rritje me 42 për qind më shumë se java e shkuar.

Por pozitiv është fakti se pavarësisht trendit rritës së infektimeve, fatalitet kanë shënuar një rënie të ndjeshme.

Advertisement

Në mbarë globin këtë javë u shënuan 19 për qind më pak viktima nga Covid se një javë më parë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy