Rriten rastet e reja me koronavirus në Itali, shifra më e lartë që prej 16 majit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rriten rastet e reja me koronavirus në Itali, shifra më e lartë që prej 16 majit

Rriten sërish rastet me koronavirus në Itali. Gjatë 24 orëve të fundit, autoritetet shëndetësore kanë raportuar 845 të infektuar të rinj, shifra më e lartë e rasteve të reja që prej 16 majit. Dyshohet se pjesa ma e madhe e të prekurve janë persona që kanë qenë me pushimë në Greqi, Spanjë e Kroaci.

Nga ana tjetër, kanë ndërruar jetë këtë të enjte 6 qytetarë si pasojë e COVID.

Në terapi intensive janë gjithsej 68 të shtruar, ndërsa në shtëpi ndodhen të izoluar 15063 persona, 635 më shumë se një ditë më parë.

Që prej fillimit të pandemisë, janë infektuar në total më shumë se 256 mijë qytetarë, ndërsa kanë humbur jetën rreth 35 mijë italianë.

Advertisement

Rriten rastet e reja me koronavirus në Itali, shifra më e lartë që prej 16 majit shkruan Vizion Plus.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy