Rritet numri i vetëvrasjeve në Kaliforni, mjekët: Shkak izolimi nga pandemia

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rritet numri i vetëvrasjeve në Kaliforni, mjekët: Shkak izolimi nga pandemia

Izolimi nga koronavirusi duket se në Kaliforninë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka rritur numrin e rasteve të vetëvrasjes. Sipas mjekëve dhe spitalet dhe qendrat e traumës, brenda një muaji ka pasur aq shumë vetëvrasje, sa që mund të krahasohet me numrit të vetëvrasjeve që ndodhin gjatë tërë vitit.

Dr Mike deBoisblanc beson se bllokimet duhet të mbarojnë, për shkak të ndikimit që kanë në shëndetin mendor.

“Kjo duhet të përfundojë, sepse është duke e rritur numrin e personave që kanë probleme mendore. Mbrojtja nga coronavirusi, po i dëmton ata që kanë kriza dhe probleme mendore, duhet të kujdesemi edhe për këtë komunitet”, ka thënë deBoisblanc.

Në të njëjtën kohë, ai ka thënë se është rritur edhe numri i tentim vetëvrasjeve gjatë katër javëve të fundit, që mund të krahasohet me tentim vetëvrasjet që ndodhin gjatë një viti të zakonshëm.

Advertisement

Kacey Hansen që punon si mjeke qe 33 vjet, ka thënë se ka rritje marramendëse të vet lëndimeve dhe plagosjeve, që janë fazat e hershme dhe të rrezikshme, që i prijnë vetëvrasjes.

“Ata janë duke vuajtur në heshtje, dhimbjet e tyre janë të mëdha, kur vijnë te ne është vonë dhe janë duke qarë për ndihmë”, ka thënë Hansen.

Ndër të tjera mjekët theksojnë se shifrës së vdekjeve nga koronavirusi duhet tu shtohen edhe ato që vdesin nga depresioni si pasojë e qëndrimit mbyll.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy