Rritet numri i viktimave nga sulmi terrorist në një xhami në Afganistan

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rritet numri i viktimave nga sulmi terrorist në një xhami në Afganistan

Është rritur numri i viktimave nga sulmi kamikaz që deri në këto momente la të paktën 60 persona të vdekur dhe 107 të tjerë të plagosur në Kunduz të Afganistanit. Raportohet se sulmi ndodhi në një xhami.

“Deri më tani kemi pritur më shumë se 90 të lënduar dhe më shumë se 15 viktima, por numrat do të ndryshojnë. Po vijojmë që të presim njerëz” u shpreh një anëtar i Mjekëve pa Kufi për AFP.

Pamjet e publikuara nga mediat janë të rënda dhe tregojnë njerëz të gjymtuar e gjakosur të shtrirë në tokë. Talebanët konfirmuan se bëhet fjalë për sulm kamikaz ndërsa shtuan se një ekip i Forcave Speciale ndodhet në skenë duke investiguar.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy