
Presidenti Vladimir Putin akuzoi Shtetet e Bashkuara se injoroi shqetësimet themelore të Rusisë në të ashtuquajturat “garancitë për sigurinë” që Moska zyrtare prezantoi për çështjen e Ukrainës.
Deklarata e liderit rus erdhi gjatë një konference të përbashkët me kryeministrin hungarez, Viktor Orban që u mbajt në Moskë.
Sipas Putin, SHBA refuzoi 3 kërkesat kyçe në lidhje me moszgjerimin e mëtejshëm të NATO, mosvendosjen e sistemeve të armatimeve pranë kufijve të Rusisë dhe tërheqjen e insfrastrukturës ushtarake të bllokut nga shtetet që iu bashkuan aleancës së mbrojtjes nga viti 1997.
Më herët, ministri Lavrov akuzoi Perëndimin se po përpiqet të harrojë konceptin e “sigurisë së padukshme, një referencë për deklaratat e Moskës se një zgjerim i mëtejshëm i NATO do të ndikonte në sigurinë e vetë Rusisë.