Rritja e çmimit të energjisë dhe karburantit, Franca ndihmon miliona banorë me nga 100 euro

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rritja e çmimit të energjisë dhe karburantit, Franca ndihmon miliona banorë me nga 100 euro

Shteti francez vihet në ndihmë të qytetarëve që po vuajnë rritjen e çmimit të energjisë dhe karburantit. Qeveria njoftoi një ndihmë prej 100 eurosh për çdo shtetas, të ardhurat mujore të të cilit janë 2 mijë euro ose më pak.

“Asistenca e inflacionit” do të shkojë automatikisht për 38 milionë francezë, përfshirë ata që nuk ngasin një makinë apo motoçikletë.

“Konsiderojmë se kjo rritje e çmimeve dhe ky inflaicon do të jetë i përkohshëm. Nuk mund t’ua them se deri kur do të zgjasë, por do të jetë i përkohshëm. Është e pashmangshme dhe po ndodh, prandaj nuk mund ta pengojmë këtë rimëkëmbje”, u shpreh kryeministri francez, Jean Castex.

Çeku i parë do të shkojë për punonjësit e biznesit në fund të dhjetorit. Nëpunësit civilë, studentët dhe pensionistët do ta marrin atë në fillim të 2022. Megjithatë, për qytetarët, 100 euro nuk është ndonjë ndihmë e madhe.

Advertisement

“Mendoj se është e padobishme dhe jo mjaftueshëm. Është për të ardhur turp, pasi ata duhet të gjejnë një zgjidhje reale dhe jo të japin lëmoshë.”

“Shumica e francezëve kanë kërkuar çdo vit për një rritje të pagës minimale, që të mbulojë dhe inflacionin, por në fund, mund ta shikoni qartë se me 1250 euro, nuk jeton mirë, vetëm mbijeton. Kështu që kjo nuk ndryshon asgjë”, thotë një student.

“Iniciativa është e mirë dhe e ndjerë, por është një pikë uji në oqean”, shprehet një udhëtare.

Asistenca prej 100 eurosh nuk do të taksohet dhe do t’i kushtojë qeverisë franceze 3.8 miliardë euro.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy