
Greqia shënoi këtë të shtunë një rekord të ri të rasteve të reja me koronavirus.
Autoritetet shëndetësore raportuan për 935 të infektuar të rinj. Në 24 orët e fundit u regjistruan edhe pesë viktima të tjera, duke e çuar totalin në 564.
Advertisement
Gjithashtu, 91 pacientë janë intubim. Këtë të shtunë hynë në fuqi edhe masat e reja të qeverisë, që ndalojnë qarkullimin nga ora 00:30 deri në 05:00 dhe që detyrojnë mbajtjen e maskës.