Rritje alarmante e rasteve të reja në Gjermani

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rritje alarmante e rasteve të reja në Gjermani

Gjermania ka regjistruar të premten numrin më të madh të infeksioneve të reja ditore që nga fillimi i majit, sipas të dhënave të publikuara të shtunën nga Instituti Robert-Koch.

Vendi konfirmoi 955 raste të reja me koronavirus. Hera e fundit që Gjermania regjistroi një numër më të lartë ishte 9 maji.

Advertisement

Pandemia kryesisht ishte vënë nën kontroll në Gjermani në fillim të kësaj vere, por qeveria ka paralajmëruar për shpërthime të reja të sëmundjes javët e fundit.

Instituti Robert-Koch tha se një pjesë të fajit për këtë e kanë udhëtarët që kthehen nga jashtë.

Advertisement

Duke filluar nga e shtuna, të gjithë ata që hyjnë në Gjermani do të kryejnë një test koronavirusi Brenda 72 orëve nga mbërritja.

Rritje alarmante e rasteve të reja në Gjermani shkruan Vizion Plus.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy