“Një rritje e tmerrshme e rasteve të reja”/ Kryeministrja e Zelandës së Re përplaset me Trump

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Një rritje e tmerrshme e rasteve të reja”/ Kryeministrja e Zelandës së Re përplaset me Trump

Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern iu përgjigj presidentit amerikan, Donald Trump për komentet e këtij të fundit për menaxhimin e pandemisë në Zelandën e Re.

Ajo tha se secili shtet po përballet me krizën në mënyrën e tij. Kryeministrja pranoi se rastet në Zelandën e Re nuk mund të krahasohen me ato në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Advertisement

“Unë nuk mendoj se ka ndonjë krahasim midis grupit aktual të të infektuarve në Zelandën e Re dhe dhjetëra mijëra rasteve që janë parë çdo ditë në Shtetet e Bashkuara. Natyrisht, çdo vend po përjeton luftën e vet me Covid-19; është një virus i ndërlikuar. Nëntë rastet e Zelandës së Re brenda një dite nuk krahasohen me dhjetëra mijëra të Shteteve të Bashkuara, dhe në fakt nuk krahasohen me shumicën e vendeve në botë. Unë nuk jam e shqetësuar për njerëzit që keqinterpretojnë statusin tonë”, tha ajo.

Trump nuk kurseu ironinë për Zelandën e Re duke folur nga Minesota.

“Edhe Zelanda e Re, a e keni parë se çfarë po ndodh në Zelandën e Re? Ata e “rrahën” atë sepse donin të më tregonin diçka. Problemi është, një rritje e madhe në Zelandën e Re … është e tmerrshme.”

Advertisement

Zelanda e Re aktualisht po lufton me një përsëritje të rasteve, të cilat erdhën menjëherë pasi vendi mbushi 100 ditë pa transmetime lokale.

Ardern njoftoi të hënën se zgjedhjet e vendit do të shtyhen me katër javë për shkak të shqetësimit për përhapjen e koronavirusit.

Advertisement

Zelanda e Re konfirmoi të martën 13 raste të reja të COVID-19, të gjitha të transmetuara në vend.

“Një rritje e tmerrshme e rasteve të reja”/ Kryeministrja e Zelandës së Re përplaset me Trump shkruan Vizion Plus.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy