Rrufeja vret lojtarin e Golfit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rrufeja vret lojtarin e Golfit

Një lojtar golfi vdiq duke luajtur pasi u godit nga një rrufe.

Lajmi tragjik vjen nga New Jersey, konkretisht nga fusha e Burlington Country Golf Club.

Viktima quhet  Michael Ward, 70 vjec.

Lojtari diletant ishte duke luajtur në një kohë që nisi një stuhi e papritur shoqëruar me rrufe të forta.

Advertisement

Michel vrapoi të gjente strehen e parë të mundshme nën pemë, mirëpo fati I keq deshi që ai të goditej nga rrufeja që ra pikërisht mbi kokën e tij.

Incidenti vdekjeprures ndodhi vetëm 15 minuta pasi u dha alarmi nga sherbimi meteorologjik kombëtar i Mount Holly, vetëm 2 milje larg zonës ku ishte fusha e golfit në Burlington G.C.

Sinoptikanet kërkuan që qytetaret të bënin kujdes sepse po afrohej stuhia dhe rrufete, mirëpo kjo gjë nuk sherbeu për ti shpëtuar jetën Michael Ward.

Kjo llogaritet të jetë vdekja e pareë në SHBA nga rrufete për vitin 2021.

Advertisement

Mesatarisht nga goditja për shkak të rrufeve vdesin 20 amerikanë cdo vit.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy