Rusët, bomba dhe raketa mbi Kievin dhe Lvivin, qytetin në kufi me Poloninë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Edhe pse ishte paralajmeruar se luftimet do të fokusoheshin në lindje të Ukrainës pasi ishte përmbushur faza e parë, forcat ruse raportohet se kanë bombarduar Kievin edhe Lvivin.

 

Zëdhënësi i Ministrisë ruse të Mbrojtjes, deklaroi se forcat e armatosura kanë shkatërruan me raketa një fabrikë municionesh pranë Kievit.

 

Advertisement

Sulmet me bomba dhe raketa erdhën pas njoftimit e moskës se ajo do të intensifikonte sulmet raketore në shenjë hakmarrjeje për aktet e paspecifikuara të “sabotimit” dhe “terrorizmit”, disa orë pas fundosjes e luftanijes së saj “Moskva”, në Detin e Zi.

 

Ndërkohë,në Mariupolin e rrethuar vijojne luftimet e ashpra  dhe qytet perballet me katastrofe humanitare. Zyrtarët rusë pretendojnë se kane pastruar të gjithë zonën urbane në qëndër të qytetit jugor.

 

Advertisement

Rusia ka kërkuar nga forcat ukrainase që ende luftojnë për të mbrojtur qytetin e rrethuar të dorëzojnë armët deri të dielën pasdite.

 

Ultimatumi vjen ndërsa Kremlini vazhdon sulmin shkatërrues në Mariupol.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy