“Rusët duhet të kenë frikë”, ukrainasit që jetojnë jashtë vendit rikthehen për të luftuar kundër Rusisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Rusët duhet të kenë frikë”, ukrainasit që jetojnë jashtë vendit rikthehen për të luftuar kundër Rusisë

Teksa shumë ukrainas largohen nga vendi për t’i shpëtuar luftës, shumë të tjerë po kthehen në vend për të luftuar kundër Rusisë.

Roja kufitare e Polonisë tha të dielën se rreth 22 mijë qytetarë kanë hyrë në Ukrainë që nga fillimi i luftës.

Në pikën e kontrollit në Medyka, në Poloninë juglindore, shumë persona ishin po qëndronin në rresht herët të dielën për të kaluar në Ukrainë.

“Ne duhet të mbrojmë atdheun tonë. Kush tjetër, nëse jo ne?” tha një burrë teksa qëndronte përpara një grupi prej rreth 20 shoferësh kamionësh ukrainas që po ecnin drejt pikës së kontrollit.

Advertisement

Një burrë tjetër tha: “Rusët duhet të kenë frikë. Ne nuk kemi frikë.”

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka ndaluar burrat e moshës ushtarake, nga 18 deri në 60 vjeç të largohen nga vendi.

Autoritetet ukrainase u kanë bërë thirrje gjithashtu vullnetarëve të huaj që të vijnë në vendin e tyre dhe të luftojnë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy